‘Borxhi i dashurisë’, ‘Kush po të pëlqen’, ‘Për ty po flas’ ‘Ditë për ditë’, janë vetëm disa prej hiteve të pavdekshme të Edona Llalloshit, të cilat edhe sot kërkohen të dëgjohen me po atë ëndje si dikur.

Edona nisi karrierën qysh në adoleshencë, duke u bërë kështu një këngëtare mjaft e dashur dhe e kërkuar në mbarë tregun muzikor shqiptar, shkruan “Kosovarja”.

Çdo herë është e komentuar për perfomancat të mbushura plot hare e entuziasëm. Ajo po ashtu mbahet mend më së shumti për gjestin e bërë në vitin 1994.

Në skenën e festivalit të RTSH-së, ishte Edona, këngëtarja e re nga Kosova, e cila në një situatë të vështirë që në  ato vite kishte guxuar që gjatë performancës së saj të realizoj me duar simbolin e shqiponjës.

Por, bukuroshja kosovare nuk u ndal me kaq. Herë duke sjellë këngë solistike e herë bashkëpunime me vëllain e saj Milotin, por gjithmonë duke i dhënë zjarrë skenës.

Natyrisht që ka periudha kur edhe Edona ndjen njëfarë nostalgjie për hitet e saja të vjetra.

Së fundmi, këngëtarja ka kujtuar këngën ‘Borxhi i dashurisë’, që me siguri shumë prej publikut e duan ende këtë këngë, aq sa edhe vetë Edona./Kosovarja/.

https://www.instagram.com/p/B8zU8xZJgZ7/?utm_source=ig_web_copy_link

MUND TË JU PËLQEJNË