Ka vite që kur këndojnë dhe shfaqen bashkë në skenë. Flasim për këngëtaren Rifadije Grajçefcin dhe bashkëshortin e saj Edi Krasniqin.

Edi dhe Rifadija janë ndër ata zëra që i kanë sjellë publikut bashkëpunime të shumta të cilat dëgjohen ende pavarësisht se a janë të reja apo më të vjetra, shkruan “Kosovarja”.

Ata po ashtu cilësohen edhe si një çift simpatik, ku shpesh janë komentuar për fizikun e tyre.

E pavarësisht se koha kalon, vitet për këta dy zëra të mrekullueshëm siç duket janë kthyer për së prapthi.

Për ditë po duken më të ri e më të bukur, ja kështu si në imazhin e tyre të fundit.

Ndryshe, çifti janë prindër të tre fëmijëve./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË