Jeni mësuar të mos besoni, por te ne, në Kosovë, po ndodhë gjithçka… Ka nëna që kujdesen shumë për vajzat e tyre të rritura, sa u rrinë gati për çdo gjë, madje edhe të mos dalin nga shtëpia pa tableta kontraceptive, shkruan “Kosovarja”.

Përballë shtëpisë sime është shtëpia e tyre, ku edhe po tregohet ky insert…

Teksa e parkoj veturën në garazh, e dëgjoj se si ecë me hapa të shpejt nëna e fqinjës sime, për të zënë në rrugë vajzën që shkonte në qytet.

“Hej, moj, prit!”, i bërtiti nëna së bijës.
Nga zëri dëgjoj se diçka nuk është në rregull me fqinjën, së cilës ia identifikova britmën dhe u bëra kureshtar të di se çfarë po ndodhte me të.

Ku me ditë ku i del tymi kësaj pune!
“Hë fqinje, çka u bë?”, nuk u durova pa i thënë.
“Eh, more kojshi, ende i ke fëmijët të vegjël dhe nuk e di se sa telashe del me ta kur të rriten!”, ma ktheu ajo.

Dhe, pa një e pa dy më kujtohet anektoda për plakun, që i kishte folur tri fjalë për tri lira dhe them me vete: “Trus aty ku je se ku me ditë ku i del tymi kësaj pune!”, shkruan “Kosovarja”.

E, sikur ta kisha kërkuar, fqinja ndalet, pikërisht, para dyerve të oborrit tim dhe, pasi flet me të bijën, e cila e qorton vrazhdë, ashpër, i thotë:

“A i ke marrë ato?”.

“Kë ato?”, pyet vajza.

“Ato, bijë, tabletat mos me…”.

“Tabletat kontraceptive, a?”.

“Po, bash ato. Shiko a i ke me vete në çantë a jo?”.

Vajza hapë çantën dhe, pasi hallakat me njërën dorë nëpër të, i thotë:

“Jo, i paskam harruar krejt! Katastrofë do të ishte po të isha shkuar pa to, sepse nuk po mund të rri çdo ditë veç në barnatore tu ble!”.

Eh, thashë me vete, edhe këtë e dëgjova! A dëgjova, vërtet, apo më bën veshët?! Inxhia po i rrika gati vajzës së vet! Hallall i qoftë!

Kjo qenka temë për shkrim se jo mahi! Një grua, që u mban nisihat grave të mëhallës, vrapon pas vajzës së saj për t’ia dhënë barërat kundër shtatzënisë!

Dhe, nga befasia se çka dëgjova, dal para derës së garazhit dhe e përshëndes inxhen.

“Si je inxhie, a je mirë?”, i them.

“Po, mirë jam. U desh të vrapoj pas vajzës se nuk e dija a i ka marrë recetat për do barna të mia a jo, sepse mbarova nga dhimbjet?!”.

“Ato barna që i përmendët pak më parë, a janë për ty a për vajzën?”, ia ktheva.

“Do i ka për veti e do për mua! Diçka me frymë s’i kam punët mirë dhe thashë t’mi ndërroj me barna të tjerë!”, më thotë me gjysmë zëri.

Burrat koriten për pak send!
S’kam besuar se gënjen inxhia. I kisha futur duart në zjarr po t’ma thoshte dikush këtë gjë…

Dhe, tek në këto çaste më bie në mend xha Cani, i cili thoshte se burrat koriten për pak send…

A është koritur kush duke i lypur tjetrit një hektar tokë? Por, burrat koriten për pak send!

Dhe, koria ndodh te të gjithë: edhe po të jetë pleqnar, edhe po të jetë politikan, edhe po të jetë i ndonjë profili tjetër profesional.

Dhe, gratë që më njohin në lagje, e dinë se unë, nganjëherë, edhe mahitem nga pak, andaj edhe i thashë inxhes: “Inxhie, mos mendo se unë ha kashtë!”.

E ajo, që të bindet se e kisha dëgjuar bisedën që e kishte pasur me vajzën, më thotë:

“A je moti në oborr?”.

“Po, inxhie, ka dy orë që po sillem nëpër oborr dhe po i dëgjoj fqinjët se çka po flasin njëri me tjetrin!”, ia ktheva.

“Nuk ke dëgjuar asgjë, se kështu të bie ma mirë!”, ma kthen ajo.

“Mirë e ke inxhie, por ti e di se unë atë që dëgjoj nuk mund ta mbaj brenda, se më ha për së gjalli!”.

Pas këtyre fjalëve, inxhia afrohet edhe më afër meje dhe me zë të ngadalshëm më thotë:

“Thënë të drejtën, më lirë po ma qet me i ble vajzës barëra sesa me abortua! Më mirë 5 euro për barëra se 100 për abort! Plus një javë me u kujdes për të në shtëpi!”.

“Fort mirë e ke inxhie! Po të kuptoj… Edhe unë kam me e mbyll gojën dhe askujt s’kam me i treguar”, i thashë, teksa ajo filloi të largohej nga unë. Sokol Murturi /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË