Llafet e thashethemet e të tjerëve karshi dikujt gjithmonë kanë egzistuar.

Veçanërisht për këngëtaret e estradës sonë, këto gjëra kanë qenë në top trend .

E po vazhdojnë të jenë, pa marrë parasysh, ndjenjat e lëndimet e tyre, shkruan Kosovarja.

Por, dikush nga showbizi u tregua shumë e zonja, duke reaguar për këtë.

Ajo është, këngëtarja e njohur, Shqipe Abazi, e cila dukej se i kanë ardhur në maje të hundës këto gjëra.

Me anë të një postimi në Instastory, ajo publikoi një fotografi më një thënie thumbuese e goxha të qelluar, e cila ishte:

“Uroj që për vitin 2019 qdo njeri ti shikoj punt e veta” ndër të tjera nuk i mjaftoi kjo , ku kishte shkruar me pak fjalë “Vlen për dallavergjit e llafegjit”.

Është një ndër këngëtaret e rralla që vjen me këto postime, por mesa duket iu është bërë “boll” nga këto veprime. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË