Zakonisht jemi mësuar që të shohim lajme vetëm për motrat e Motrave Mustafa, dhe e gjithë muhabeti të sillet rreth tyre.

Kjo ka ndodhur që nga fillimi, sa gjithmonë janë harruar motrat e këngëtarëve të tjera, e sidomos ato të Mushtishtit, vend ky që njihet për motra kallabllak e fare e fis të gjerë, shkruan Kosovarja.

Por, këtë herë të gjitha mbetin në hije, sepse është radha për të folur për 6 motrat e panjohura të Shkurte Fejzës.

Të panjohura për faktin që asnjëherë nuk janë ekspozuar shumë, dhe kanë qenë më të tërhequra nga publiku e fansat e së motrës.

Këto janë: Mihrija, Liria, Drita, Ramizja, Hafizja dhe Naxhija, motrat, të cilat disa prej tyre ushtrojnë edhe profesion të njëjtë me Shkurtën.

Është motra e saj e madhe dhe e vogla, Naxhija, ku prej vitesh merren me këndim dhe janë bërë të njohura dhe të dashura për publikun.

E motra e tyre e madhe për dallim nga Shkurta dhe Naxhija, këndon vetëm në ahengje private, dhe asnjëherë nuk e kemi parë të ketë perfomuar në ndonjë ndej publike. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË