Loredana Zefi u shpall si ‘Artistja më e mirë zvicerane’ në MTV EMA, në Seville të Spanjës, pak ditë më parë.

Mediumi i njohur Blick ka shkruar për artisten me origjinë shqiptare duke e cilësuar si artiste me vlera të larta në muzikë, por pa lënë anash edhe problemet që ajo ka me ligjin.

Ajo para pak kohësh u akuzua nga një çift i moshuar në Zvicërr për mashtrim, duke përfituar kështu shuma të mëdha parash nga ta.

Derisa Loredana po pozonte në tepetin e kuq, çifti që supozohet se u mashtruan nga ajo deklaruan : “Gjithçka po shkon kaq ngadalë. Deri më tani nuk kemi pare asnjë cent. Nëse do të na takonte neve, ajo kurrë nuk do të merrte një çmim të tillë. Por unë nuk mund ta ndryshoj këtë.

Petra 52 vjeçare edhe më heret kishte deklaruar: “Ne jetojmë në varfëri ndërsa Loredana ka tre makina”.

Kujtojmë që rasti është ende duke u shqyrtuar nga drejtësia dhe deri në një vendim final, mbetet të shihet cila është e vërteta. /Indeksonline/

MUND TË JU PËLQEJNË