Koronavirusi po shpërndahet me shpejtësi të dritës dhe nga ky virus është prekur edhe partnerja e James Bond.

Aktorja Olga Kurylenko ka bërë të ditur për gjendjen e saj me anë të një postimi në rrjetin social Instagram, ku ka njoftuar se ka dalë pozitiv nga testi i bërë për Covid- 19.

”E izoluar në shtëpi pasi kam dalë me rezultat pozitiv me koronavirus. Unë në fakt kam qenë e sëmurë për gati një javë. Ethet dhe lodhja janë simptomat e mia kryesore. Kujdesuni për veten dhe bëjeni seriozisht”, ka shkruar ajo pranë postimit të fotografisë në të cilën shihej e vetizoluar.

MUND TË JU PËLQEJNË