Dje në fshatin Raushiq të Pejës, një burrë ka vdekur pas goditjes që ka marrë nga energjia elektrike derisa po punonte në një shtyllë.

“Një mashkull K/Shqiptar ka vdekur si pasojë e goditjes nga energjia elektrike derisa ishte duke punuar në një shtyllë elektrike. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në Spitalin e Pejës”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Tutje thuhet se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

Një rast i njëjtë ka ndodhur edhe në Suharekë.

MUND TË JU PËLQEJNË