Andrius Kalindra, nga Ministria e Jashtme e Lituanisë, i ka thënë “Zërit” se e mbështesin liberalizimin e vizave për Kosovën, ndërsa Virpi Kankare, nga Ministria e Jashtme e Finlandës, shtet ky që nga fillimi i këtij muajit e ka marrë kryesimin e Presidencës së BE-së, i ka thënë gazetës se liberalizimi i vizave për Kosovën varet nga përmbushja e të gjitha kritereve, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Shtetet e Bashkimit Evropian (BE) po vazhdojnë të mos jenë me një zë sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën. Gjersa disa prej tyre e mbështesin heqjen e vizave, një numër i caktuar i shteteve që janë pjesë e BE-së nuk po lëvizin ende nga pozicioni i deritanishëm – kundër vizave.

Zyrtarë të lartë të Finlandës, shtet ky i cili më 1 korrik të këtij viti ka marrë kryesimin e Presidencës së BE-së, kanë thënë për “Zërin” se liberalizimi i vizave për Kosovën varet nga përmbushja e kritereve të vëna, kurse vendimi final për këtë proces varet nga Këshilli i Ministrave të BE-së.

Ndërkohë, meqë Britania e Madhe nuk është pjesë e Zonës Shengen, zyrtarë të Ambasadës së Britanisë së Madhe në Prishtinë kanë thënë se ky shtet nuk merr pjesë në vendimet që lidhen me liberalizimin.

Kurse përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ) të Lituanisë kanë pohuar për “Zërin” se e mbështesin heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

Ekspertët e çështjeve të integrimit konsiderojnë se problemin kyç në drejtim të mosliberalizmit janë duke e paraqitur disa shtete të tjera të BE-së, siç është Franca e Holanda

MUND TË JU PËLQEJNË