Andy Cohen ka dalë pozitiv në testet për koronavirus.

Producenti, shkrimtari dhe shoumen, Andy Cohen është i famshmi i radhës që konfirmon se është prekur nga koronavirusi.

Pasi kishte bërë të ditur se do të filmonte “Watch what happens live” në shtëpi, Cohen ndryshoi të gjitha planet.

Kjo ngase, ai bëri të ditur se është diagnostikuar me koronavirus.

Këtë e bëri të ditur me anë të një postimi në Instagram, ku tregoi edhe simptomat që kishte pasur gjatë këtyre ditëve.

“Pas disa ditësh në karantinë dhe duke mos u ndier mirë, unë kam dalë pozitiv me koronavirus. Dua të falënderoj të gjithë profesionistët mjekësorë që punojnë pa u lodhur për të gjithë ne dhe ju bëj thirrje të gjithëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe të kujdesen për veten e tyre”, ka thënë ai.

MUND TË JU PËLQEJNË