“Sputnik” parashikon se brenda javës edhe një shtet i ri do ta tërheq njohjen e Kosovës.

Deri në fund të javës edhe një shtet i ri do ta tërheq njohjen e Kosovës, ka bërë të ditur “Sputnik” nëpërmjet burimeve diplomatike.

Serbia në javët e fundit është përballur me thirrje nga zyrtarë të ndryshëm ndërkombëtarë që të heq dorë nga lobimi për tërheqje të njohjeve të Kosovës, në mënyrë që Prishtina të heq taksën ndaj mallrave serbe.

Mirëpo, presidenti i Serbisë, Aleksandar Buçiq ka porositur se një propozim i tillë politik është i papranueshëm për shtetin e tij.

Mediat serbe shkruajnë se nga shpallja e pavarësisë së Kosovës më 2008, deri më 2012, 84 shtete e kanë njohur Kosovën, kurse nga viti 2014 kur Ivica Daçiq u emërua ministër i punëve të jashtme, 17 shtete kanë tërhequr njohjen, kurse shtatë të tjera kanë vendosur ta njohin Kosovën.

MUND TË JU PËLQEJNË