Gwyneth Paltrow martohet me producentin televiziv, Brad Falchuk.
Aktorja Gwyneth Paltrow ka zbuluar se ajo dhe producenti televiziv, Brad Falchuk tashmë janë martuar, shkruan BBC.
Çifti thuhet se janë kurorëzuar të shtunën në një ceremoni private të mbajtur në shtëpinë e Paltrow Hamptons.
Të dielën, aktorja ka postuar një foto ku shfaq duart e saj dhe të bashkëshortit e unaza të martesës, gjë që duket se konfirmonte lajmet.
Fansat uruan Gwyneth dhe Brad me fjalët më të mira me rastin e martesës së tyre.
Sipas “People”, Steven Spielberg, Cameron Diaz, Robert Downey Jr, ishin në mesin e të famshmëve që morën pjesë në këtë dasmë. /Lajmi/