Pasi qarkulluan thashetheme ditët e fundit se Jackie Chen po vuante nga koronavirus, aktori u lajmërua dhe tha se gjithçka ishte në rregull.

Heroi i shumë filmave aksion, në profilin e tij në Instagram, i qetësoi fansat dhe u tha atyre se ishte gjallë dhe mirë.

“Faleminderit të gjithëve për kujdesin! Jam i sigurt dhe i shëndetshëm, shumë i shëndetshëm. Ju lutem mos u shqetësoni, nuk jam në karantinë. Shpresoj që të gjithë të jenë të sigurt dhe të shëndoshë ”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Instagram.

Më herët mediat raportuan se kolegu i tij Tom Cruise ishte në karantinë për shkak të koronavirusit. Aktori i njohur është në Venecia ku është duke xhiruar vazhdimin e filmit “Misioni i pamundur”.

MUND TË JU PËLQEJNË