Edhe i prekuri me coronavirus nga Podujeva erdhi nga Italia

Harta e të prekurve me coronavirus tani është zgjeruar.Një person i konfirmuar pozitivisht me coronavirus është nga komuna e Podujevës.

KALLXO.com ka kontaktuar me drejtorin e Shëndetësisë në Komunën e Podujevës, i cili ka thënë se i prekuri ka ardhur nga Italia.“Sa kemi informata deri më tani ai ka ardhur nga Italia, datën e ardhjes nuk e dimë.

Të paktën këto informacione i kemi tani për tani sepse vetëm sa e konfirmuam se rasti është nga Podujevë”, tha drejtori Zaim Thaqi.Ai shtoi se janë në kontakt të vazhdueshëm me drejtuesit e Komunës dhe me epidemiologun e Podujevës dhe se për më shumë detaje do të njoftojnë me kohë.

KALLXO.com raportoi se nëntë persona janë konfirmuar me coronavirus.Katër të fundit të konfirmuar para disa minutave edhe zyrtarisht nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, tre janë nga komuna e Malishevës dhe një nga komuna e Podujevës.Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që t’i propozojë kabinetit qeveritar shpalljen e gjendjes emergjente për shëndetin publik.

MUND TË JU PËLQEJNË