Edhe dy raste me koronavirus janë konfirmuar në Kosovë, duke e çuar në 19 numrin total të rasteve me COVID-19 në vendin tonë.

Pas Klinës, Vitisë, Podujevës, Malishevës e Obiliqit, tani edhe Gjakova është prekur nga koronavirusi.

Siç ka njoftuar IKSHP, rastet janë nga komuna e Gjakovës, të kthyer nga Dusseldorfi i Gjermanisë, njëri i gjinisë mashkull 54 vjeç dhe tjetri i gjinisë femër 49 vjeç.

Në qendrën e thirrjeve deri më tash janë pranuar në total 2112 thirrje, ndërsa vetëm në 24 orët e fundit janë pranuar 727 thirrje telefonike.

Ndërkaq, në lidhje me situatën e krijuar me përhapjen e koronavirusit, presidenti i vendit, Hashim Thaçi e ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë për në orën 20:00.

MUND TË JU PËLQEJNË