Teksa edhe Kosova si pjesa më e mashe e vendeve të botës, po përballet me gjendje pandemie, shkaktuar nga koronavirusi i ri, Covid 19-të, popullit i është shtuar edhe një hall më shumë: politika e ç’akorduar.

Siç dihet tashmë, është votuar mocioni i mosbesimit dhe është rrëzuar Qeveria. “Koalicioni i Shpresës”, tashmë është shpërbërë, shkruan “Kosovarja”.

Që prej dje, në rrjete sociale po qarkullon një vorbull mendimesh, analizash, kritikash nga një armatë e tërë njerëzish.

Kësaj kohe, i shkon mirë një parodi me titull “Parlamenti”, nga Milaim Mezini dhe Skender Shanani.

Dyshja, ndër tjerash thonë: “N’parlamment ku lujnë me gishta, do kanë brina, do kanë bishta”. Parodia folklorike me titull “Parlamenti”, vazhdon me: “Bash ay ku i kemi shpresat po na dalin tona t’zezat”.

Dyshja, në këngë thonë se “Edhe fmija kan marrë vesh, se parlamenti u ba lesh”.

MUND TË JU PËLQEJNË