Edhe dy raste të reja me koronavirus në Kosovë — 90 të prekur gjithsej.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 2 raste të reja me koronavirus në vend.

Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 90.

Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 38 mostra, prej të cilave 2 kanë rezultuar pozitive.

“Rastet pozitive janë raste kontakti, një me vendbanim në Podujevë dhe tjetri në Prishtinë”, ka njoftuar IKSHPK.

MUND TË JU PËLQEJNË