Këngëtarja e mirënjohur Dafina Zeqiri, ka sjellë frymë të re në muzikën tonë. Që kur u prezantua për herë të parë, ishte e dukshme ambicia e saj për të bërë diferencën dhe për të prezantuar diçka ndryshe, shkruan “Kosovarja”.

Dhe, Dafina ia ka dalë suksesshëm. Ajo, njihet si një nga këngëtaret më të talentuara dhe më kreative njëkohësisht.

Dafina Zeqiri ka qenë mjaftë e ekspozuar edhe ndaj medias. Shpesh është munduar që ta ruaj jetën e saj private, por tentativat i kanë dështuar, pasi gazetarët me të shpejtë kanë zbuluar gjithçka rreth saj, shkruan “Kosovarja”.

Dihet që këngëtarja është rritur vetëm nga e ëma, pasi prindërit i janë divorcuar kur ajo dhe dy motrat e saj ishin shumë të vogla.

Ka kohë që Dafina nuk shihet duke u shoqëruar me të motrat.

Motra e saj, Besa, thuhet të ketë lidhje me babain. A mund të jetë kjo arsyeja që Dafina e Besa të mos gëzojnë raporte të mira?/Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË