Posti i presidentit të Kosovës ka filluar të bëhet mollë sherri për dy partitë e para, të dala pas zgjedhjeve të 6 tetorit, shkruan “Kosovarja”.

LDK-ja dhe VV-ja, edhe para zgjedhjeve ishin deklaruar se do të arrijnë koalicion. Mirëpo, një gjë e tillë nuk po ndodhë, edhe pas dy muajsh prej se kemi dal në votime.

Posti i presidentit nuk po i lë që të arrijnë një marrëveshje, e cila do të sillte qeverinë e re të Kosovës.

E, dihet mirëfilli se në Kosovë ka shumë politikanë që me sukses do e kryenin punën e presidentit…

Konkretisht, Vlora Çitaku është politikane dhe diplomate shqiptare-kosovare, e cila aktualisht është Ambasadore e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ju kujtojmë se para se të behej ambasadore, ajo ishte Ministre për Integrim Evropian të Republikës së Kosovës. Ishte një nga ministrat më të suksesshëm të Qeverisë së Kosovës gjatë mandatit 2011-2014.

Ajo dhe sot vazhdon ta bëjë krenare Kosovën me arritjet dhe pjesëmarrjet e saj kudo…

Vlora Çitaku, e që vazhdon të konsiderohet si një nga femrat më të zonja shqiptare, e guximshme dhe shumë punëtore në politikë, përfaqësimin e Kosovës në Amerikë e bën në mënyrën më të denjë dhe më të duhur.

Andaj, dhe jo më kot, njihet dhe epitetohet si ambasadorja më e mirë e Kosovës.

Kështu edhe e komentojnë dhe e vlerësojnë qytetarët e Kosovës, të cilët, po t’i pyesësh për të, do marrësh përgjigjen:

Vlora është e vetmja ambasadore e Kosovës, e cila e ka arsyetuar postin e saj…

Fjalët e saj në Selinë e OKB-së gjithmonë kanë tërhequr vëmendjen, gjithandej.

Andaj, spontanisht edhe shtrohet pyetja: Pse të mos jetë presidente e Kosovës Vlora Çitaku, zonjë që po bën shumë për popullin dhe vendin e vet? /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË