Almeda është ndër të shumtat femra të suksesshme shqiptare.

Ajo është një ndër modelet që bën karrierë në shtetin e Turqisë.

Bukuroshja jonë është e martuar me aktorin turk, Tolgahan Sayisman, me të cilin është duke pritur të bëhet prindër.

Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale teksa herë pas here iu përgjigjet pyetjeve të fansave.

Gjatë kësaj mbrëmje zeshkania i është përgjigjur një pyetjeje duke u dhënë fund thashethemeve rreth ndërhyrjes estetike në hundë.

Bukuroshja ndër të tjerash ka thënë: “Nuk kam pasur ndonjë problem të madh. Madje, shumëkush më ka thënë që mos të intervenoj, megjithatë, në ekranet televizive dhe fotografitë dukej më e madhe. Kjo ka qenë arsyeja pse kam ndërhyrë në hundë”.

Modelja më tutje deklaroi se nuk ka bërë asnjë intervenim tjetër në trup dhe se gjithçka që ka është natyrale.

Ndryshe, Almeda kohë më parë ka sjellë edhe këngën e parë të titulluar “Alabama”.

MUND TË JU PËLQEJNË