Kandidati për deputet nga AAK-së, Daut Haradinaj ka shpërndarë një video ku shihet një e moshuar teksa flet për luftën dhe vuajtjet që kanë përjetuar .

Në këtë video mesazh, e moshuara nga Peja thotë se vetëm Ramush Haradinaj ka arritur që të mbrojë atdheun dhe punoi në të mirë të vendit.

“Mos ke Ramushi, Peja ke tu mbetë si Mitrovica”, ka thënë ndër të tjerash e moshuara.

“Na se kem pas kallaj ktu, se na kemi pas vuajtje shumë të mëdha, na kanë helmu fmijët, na kanë qit prej punës, na kanë shti në burg. Hasmi su ndalë me kaq, ka masakru, na ka qit prej shpiave. Mos të këtë Ramushi, Peja ke tu mbetë si Mitrovica.

Edhe atëhërë edhe tash ka punu shumë mirë, evlad të mi, Vatani sgjuhet as me gurë e as s’kallet. Duhet me punu me zemër për ta. Unë s’di a mbërri votime tjera, por kqyrni kanë po e zgjedhni. I madh i vogli, dilni votoni. 100 herë mu rrzu, 100 here qohemi, Jo me nashta, jo me ishalla, po me Ramush Haradinajn përpara”, ka thënë ajo.

Haradinaj ka ndarë këtë video në profilin e tij në facebook, duke shkruar “Me Pejën”.

Me ramush Haradinaj përpara.

Për Pejën!

Publiée par Daut Haradinaj sur Vendredi 20 septembre 2019

 

MUND TË JU PËLQEJNË