Me siguri që u kujtohet me tu përmendur emri sipas rolit të saj ‘Stjuardesa’ në emisioni më të shikuar të asaj kohe ‘Përrallë me tupan’.

Ishte pikërisht ky rol që e bëri të dashur për gjithë publikun, e më pas për të vazhduar edhe me rolet tjera, shkruan “Kosovarja”.

Edhe pse jeta për të nuk ka qenë e lehtë. Edita Dula vite më parë u përball me diçka të rëndë, që kishte të bëjë me disa akuza për përvetësim të parave të bamirësisë në organizatën jo qeveritare që drejtonte, e që gjykata e shpalli të pafajshme.

Pavarësisht gjithë kësaj sfide, aktorja tani po jeton e qetë jetën e saj duke qenë nënë e dy djemve të bukur.

Aktorja po ashtu që nga ajo kohë ka ndryshuar dukshëm edhe në pamje.

Kjo është jeta në pika të shkurta e aktores më të dashur të asaj kohe ‘Stjuardesës’./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË