Një nga sekretet e humbjes së peshës lidhet me tretjen e ushqimeve. Këto të fundit copëzohen në grimca të vogla që në gojë dhe në aparatin tretës ndodh përthithja e lëndëve ushqyese.

Megjithatë nuk është aq e lehtë sa duket. Shumë ushqime janë të rënda për aparatin tretës; kërkojnë shumë kohë për t’u tretur e në fund ajo që hamë shndërrohet në yndyrë. Specialistët sugjerojnë se nuk duhet të konsumoni njëkohësisht ushqime të cilat kërkojnë kohë në ndryshme tretje. Nëse ju duhet të konsumoni të tilla ushqime, sugjerohet t’i merri gjatë drekës ku sistemi juaj tretës është më aktiv.

Ju tregojmë më poshtë sa kohë kërkojnë ushqimet që ne konsumojmë më shumë për t’u tretur:

Uji hyn në zorrë menjëherë
Lëng frutash ose perimesh 15-20 minuta
Perimet e ziera 30-40 minuta
Perimet e pjekura 40 minuta
Peshku 45-60 minuta
Sallata 1 orë
Patatja ose ushqime te tjera me amidon 1.5-2 orë
Drithërat (oriz, hikrra, quinoa) 2 orë
Bulmet 2 orë
Pula 1.5-2 orë
Mish viçi 3 orë
Mish qengji 4 orë
Mish derri 5 orë

MUND TË JU PËLQEJNË