Thjeshtësia dhe origjinaliteti e karakterizojnë këngëtaren simpatike Miriam Cani.

Me zërin e saj të mrekullueshëm ajo ka bërë për vete publikun shqiptarë kudo në botë, shkruan “Kosovarja”.

Një femër e bukur e cila reflekton përherë ëmbëlësi, në secilin imazh që ndanë me publikun merr komente të shumta e fjalë të mira.

Miriami asnjëherë nuk ka tentuar që të bie në sy përmes imazheve provokuese siç bëjnë shumë nga kolegët e saj. Megjithatë ka mahnitur me pamjen sa herë është prezantuar para publikut.

Kurse sot ka ndarë një fotografi të cilën e ka realizuar në moshën 18 vjeçare. Ajo duket krejtësisht ndryshe, por që nuk i mungon stili unik.

“Koha fluturon”, është mbishkrimi që Miriami ia ka lënë fotos, ku u shfaq me një minifund vjollcë, bluzë të bardhë e xhaketë.

Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Miriam Cani është “Duamë” në bashkëpunim me Alban Skënderajn. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË