Një nënë nga Kalifornia dhe djali i saj adoleshent janë ribashkuar pas 15 vitesh, falë një fotoje të postuar në Facebook.

Hope Holland, nuk e kishte parë djalin që në moshën 3 vjeçare, pasi babai i djalit Jonathan e kishte rrëmbyer duke e çuar në Meksikë.

Por Hope nuk kishte reshtur së kërkuari djalin, dhe djali i saj gjithashtu nënën e tij.

Jonathan kishte postuar së fundmi një foto me nënën e tij, kujtimi i vetëm që para 15 vitesh.

Dhe fati ka bërë që Hope të bie në gjurmët e tij duke kërkuar në Facebook.

“E dija që një ditë do takoja djalin tim. Kjo është një mrekulli”-ka thënë nëna.

Ajo ka treguar historinë e saj të trishtë dhe kohën kur babai i Jonathan doli për një shëtitje me djalin dhe nuk u rikthye më.

Tashmë 18-vjeçari do rikthehet tek nëna e tij dhe vëllai më i madh Jacob, për të rifituar kohën e humbur larg tyre.

E gjen djalin pas 15 vitesh

Gepostet von Kosovarja am Mittwoch, 3. Oktober 2018

MUND TË JU PËLQEJNË