Një fotografi e publikuar në rrjetet sociale ku shihet një vajzë e vogël, e mbijetuar nga tërmeti, duke qëndruar në të ftohet, ka thyer zemrat e të gjithëve.

Ajo mbrëmjen e kaluar ka qëndruar jashtë shatorëve të ndërtuara për t’iu dal në ndihmë këtyre personave. Nuk dihet ende arsyeja se përse kjo vajzë ka qëndruar jashtë shatoreve.

E deri më tani të paktën 31 persona kanë mbetur të vdekur dhe mbi 650 të tjerë janë të plagosur pas tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë mëngjesin e së martës, përderisa ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë të kërkojnë për të mbijetuar nën rrënojat e pallateve të rrëzuara.

Tridhjetedy persona janë të shtrirë ne spitalin e Traumës në Tiranë, 8 prej të cilëve janë në gjendje më kritike.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në vend.

MUND TË JU PËLQEJNË