Teksa popullata po shfryhet, thash ti lëshoj ventilat edhe unë.

Festivëali i këngës në “RTSH” moti nuk ka qeneë më senzacional se ky, jo per faktin se në skenë u ngjitën këngëtarë të turbo-folkut e imitues klasik të muzikës greke, por sepse në të njejtën skenë do të performonin dy emra me shumë influencë në botën e muzikës shqiptare të viteve të fundit: Elvana dhe Arilena.

Njëra është këngetarja më e dëgjuar, kërkuar e paguar, e tjetra fenomeni i diskografisë, e zhveshur nga çdo kompleks i të dukurit perfekt, apo i të qenit në rreshtin e këngëtareve që të kënduarit e shfytëzojnë vetëm për të bërë para. Elvana e ka publikun, por nuk e ka gjithë atë talent, potencë, madheshti në binë. As miliona investime, Elvanen nuk mund ta bëjnë të shkëlqej si Arilena në një skenë live, siç Arilenën nuk mund ta bëjnë Elvanë: të adhurueshme, stratege të jashtëzakonshme dhe eksperte hitesh.

Po, pse duhet gjithë ky diskutim kur as Elvana e as Arilena me këto produkte muzikore nuk mund ta kalojnë as “pragun” ne “Eurovision”? Njëra, donte ta pushtonte skenën e kengës evropiane me diçka të parë 1.000 here, një verzion i dobët i Sertap Erener a Helena Paparizou, e tjera, ndonëse e talentuar, vetëm po e vazhdon traditën e të bërtiturave e ç’jerrjeve në skenë.
Alketa Vejsiu, ti e aktron shumë keq origjinalitetin!

Vera Grabocka, një herë më pate thënë: “Ju në Kosovë bëni spektakle që une i kam bërë para 100 vitesh”. Dhe, po zemër, po bindem qe je shumë e vjetër për të bëre diçka te re.

Nderim Neziri/Kosovarja

MUND TË JU PËLQEJNË