Shifra: “Ana”
Përshëndetje zonja magjistare! Jam një vajzë 26 vjeçe. Jam dashuruar në burrë të martuar. Edhe ai më do, sepse po ma vërteton çdo ditë. E dua dhe nuk e lë dot… Dua mendimin tënd se si do të jem me atë: Të rri me të apo të ndahem?

Përgjigje:
Ti ke pyetur, në fakt, se si do të jesh me këtë person të martuar në lidhje tutje, por je përgjigjur vetë, duke thënë se nuk e lë dot… Ju realisht duheni, por do varet nga raportet e tij me bashkëshorten dhe nëse ata janë në ndonjë fazë të avancuar të konfliktit, te ju do forcohet dashuria akoma më shumë. Por, nëse ai njeri qëndron mirë me bashkëshorten, ju do të ndaheni, sepse ai nuk do të gjejë arsye për ta ndërruar gruan. Megjithatë, përgjigja ime është ta lësh të qetë atë burrë dhe ta gjesh personin që të takon ty…

MUND TË JU PËLQEJNË