Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë së dielës në territorin e vendit kanë ndodhur gjithsej 50 aksidente trafiku, prej të cilave 22 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 28 të tjera me dëme materiale.

Sipas policisë, aksidente trafiku ka pasur në të gjitha rajonet ndërsa me të gjitha është marrë njësiti i trafikut.

Ndaj pjesëmarrësve në trafik që kanë thyer rregullat e komunikacionit, policia ka shqiptuar 793 gjoba brenda 24 orëve të fundit./Indeksonline/.

MUND TË JU PËLQEJNË