Partnerja e Ronaldos një prej shoqëruese të Amedeus në Sanremo ka marrë një vendim të rëndësishëm pas përformancës së saj në këtë Festival.

Ajo ka vendosur që të gjitha lekët e fituara nga prezenca e saj në natën e tretë në Sanremo ti dhurojë për bamirësi në spitalin e fëmijëve në Torino.

Georgina sipas mediave ka qenë më e paguara në këtë festival.

Sipas zërave ajo nuk ka rënë dakord me pagesën prej 25 mijë eurove që do të merrte secila prej shoqërueseve femra, por ka kërkuar 140 mijë euro.

Deri tani këto kanë ngelur thjesht në kuadrin e thashethemeve, pasi nuk e dimë me siguri nëse Georgina është paguar realisht aq shumë, por e dimë me siguri se të gjithë të ardhurat i ka dhuruar për bamirësi.

MUND TË JU PËLQEJNË