Era Istrefi ka ndarë një fotografi nga qyteti i Parisit.

Stili unik që Era Istrefi posedon e bën atë një nga këngëtaret më të pëlqyera jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja me anë të një postimi të bërë në Instagram, nxiti dyshimet se së shpejti mund ta shohim me një këngë të re. Ajo me një imazh afër kullës së Ejfelit la këtë shkrim: “E ardhmja do të flas”.

Kujtojmë se kënga e fundit e saj është bashkëpunimi ‘Nuk e di’ me motrën e saj Nora Istrefin.