Shifra:“E. Syla”
Jam një zonjë 48-vjeçare dhe kam frikë që më ka bërë dikush magji, sepse kam gjetur shumë gjëra të këqija dhe prej atij momenti nuk jam shëruar. Jam e sëmuar shumë shpesh… A kam magji?

Përgjigje:
Para së gjithash, ju duhet ta konstatoni se çfarë sëmundje keni dhe të diagnostifikoheni konform rezultateve të analizave laboratorike apo radiologjike që dalin nga raporti ekzaminues. Por, nëse sipas mjekësisë çdo gjë do të jetë në rregull me shëndet, atëherë keni të drejtë ta kërkoni shërimin në kërkim alternativ të karakterit të mjekësisë popullore apo besëtytnore, duke përfshirë edhe mundësinë e pastrimit të magjisë.

Kur jemi te analizat mjekësore, t’u jap një sqarim: Ka shumë raste që pacienti ka probleme të theksuara shëndetësore, por analizat nuk shpalosin asnjë problem. Çka në këtë rast? Shërimin duheni kërkuar aty ku e keni besimin, sepse besimi ndihmon në shërim. Psikologjia e besimit është një potencial i shërimit shpirtëror. Një mjek i mirë, i cili nuk gjen asnjë rast diagonstifikimi te pacienti dhe asnjë problem të pasqyrës laboratorike, ai duhet t’i thotë pacientit se nuk je për mjek dhe se duhet kërkuar shërimin aty ku ai beson. Pra, ka raste që mjekësia nuk evidencon gjetje që prodhojnë diagnozë, por pacienti është i sëmurë…

MUND TË JU PËLQEJNË