Kanë shumë gjëra të përbashkëta, andaj edhe shoqëria mes tyre ka lezetin e vet.

Dy moderatore, të dyjat bukuroshe dhe të suksesshme në karrierë, shkruan “Kosovarja”.

Arbnora Ademaj dhe Blerona Zeqiri janë shoqe e mike tash e sa kohë, të cilat i shohim shumë shpesh bashkë.

Ndonëse të dyja kanë emisionet e veta që udhëheqin, njëra në televizionin publik, e tjetra në RTV21, ato nuk ndihen rivale po shkojnë paralelisht me suksese dhe nuk ndalen.

Bukuroshet së fundi kanë dalë për tu relaksuar, teksa marrin poza bashkë. Si çdoherë shkëlqejnë./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË