Ermal Fejzullahu dhe Ariana Fejzullahu janë dy fytyra të pëlqyera, të dashura dhe shumë të ndjekura.

Ndonëse të martuar me vite dhe pranë njëri tjetrit, kur vjen puna te fama, secili adhurohet për punën e vet që bëjnë, shkruan Kosovarja.

Çifti më i përfolur dhe më i kërkuar po ia arrijnë që të mirren të gjithë me ta, dhe të përcillen kudo që ata shkojnë.

Mbrapa vetes numërojnë me qindra adhurues e ndjekës, që kërkojnë çdo herë e më shumë aktivizimin e tyre në rrjetet sociale.

Duke qenë kështu që të dy po mundohet të qëndrojnë afër fansave të shumtë që kanë nga e mbarë bota.

Për dallim nga Ermali, Arianën e kemi më shumë të kyçur në faqen e saj, aty ku iu sjell fansave të saj plot gjallëri, freski e dashuri.

Nga të gjitha prezantimet që sjell aty, më së shumti kemi nga ajo imazhe me bashkëshortin e saj Ermalin, ku edhe këtë herë sjelli një foto ku shihet Ermali duke e puthur në ballë, kështu edhe duke dëshmuar një dashuri të sinqertë, të pastër e të lakmuar. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË