Një ndër këngëtaret që pëlqehet mjaft shumë nga publiku e që vlerësohet për çdo paraqitje, padyshim që është edhe drenicasja Leonora Jakupi.

Ajo nisi të këndoi qysh në moshë të re, duke vazhduar të ngritet secilën herë si emër i madh në skenë, shkruan “Kosovarja”.

Të gjithë e mbajnë mend kohën kur Leonora fillimisht kishte filluar me këngë patriotike, e me kalimin e kohës ndryshoi jo veç vetë ajo, por edhe stili i muzikës.

Bukuroshja drenicake kujdeset shumë për pamjen e saj. Çdo herë është cilësuar si një femër ‘zonjë’ dhe elegante.

Por, as ajo nuk mundi ti rezistojë kohës moderne. Së fundmi, edhe Leonora ka filluar të merret me fitnes, ku kohë pas kohe ndan video të ndryshme gjatë ushtrimeve.

Në një video, të postuar sot Leonora shfaqet duke ushtruar vithet, gjë e rrallë nga ana e saj, pasi që çdo herë ka qenë më e rezervuar ndaj lëvizjeve të përditshme./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË