Duke qenë se jemi në sezonin e pushimeve, përveç notit duam të shijojmë dhe rrezet e diellit dhe pse jo mos marrim ngjyrë çokollatë.

Produkte të ndryshme kozmetike si vajra dhe kremra nuk mungojnë në çantat e plazhit, por gjithashtu edhe produkte të tjera si birra kemi dëgjuar se mund të nxijë shpejt dhe bukur.

Birra që pimë është ideale për nxirje dhe nuk do të dëmtojë në asnjë mënyrë lëkurën.

Konsumi i karrotave dhe pjeprit ju ndihmon të nxiheni më shpejt dhe ngjyra e fituar mbetet për një kohë të gjatë. Kjo për shkak të pranisë së një substance që gjendet në frutat portokalli, betakaroteni, i cili pasi depozitohet në epidermë, përgatit lëkurën për rrezet.

Por, kemi edhe një element tjetër të çmuar të quajtur HOPS. Hops është një substancë që mundëson prodhimin e melaninës në shtresën e lëkurës. Përmbajtja me e madhe e Hops gjendet te birra prandaj ajo është një aleate e mirë për nxirjen në plazh. Gjithashtu ndihmon në tonifikimin e trupit, pra ngjyrë të bukur në trup të tonifikuar.

Por duhet të keni kujdes, përpara se të lyheni me birrë duhet të keni vendosur më parë kremin mbrojtës në trup sepse duhet të jeni të sigurtë ndaj rrezikut të ekspozimit ndaj rrezeve ultravjollcë. Pasi të keni mbaruar, mund të vazhdoni të përhapni birrën në trup, por gjithmonë duke qenë të kujdesshëm të mos e teproni: djegiet nga dielli i verës nuk janë të këndshme.

MUND TË JU PËLQEJNË