Këngëtarja e mirënjohur e skenës botërore, Dua Lipa me rekomandimin e mikut të saj fotografit Fadil Berisha këtë fundvit ka zgjedhur të drekojë me miq të saj dhe babain Dugagjin Lipën në restorantin e famshëm shqiptar në Bronx New York që mban emrin “Çka ka qëllu”, të Ramiz Kukaj.

Ky restoran pak javë më parë nga “The New York Times” u shpall një nga 10 restorantet e reja më të mira njujorkezë. Kënaqësinë, që i ka sjell kjo vizitë tepër e këndëshme, nuk ka mundur që t’a fshehë edhe vet këngëtarja shqiptare Dua Lipa, e cila e para ka publikuar në Instagramin e saj një foto nga Nju Jorku, duke ngrënë, gatimet tradicionale të Kosovës, në Amerikë, flije, speca turshi, qebap, në restorantin tradicional shqiptar “Çka ka qëllu’

“Duhet të vija në Bronx për qebapin më të mirë shqiptar në Nju Jork”, shkruan Dua në foton e publikuar në Instagram, ndërsa ajo më pas përmes një fotoje familjare falenderon fotografin Fadil Berisha që i ka sugjeruar pikërisht restorantin shqiptar “Çka ka qëllu” për të ngrënë një ushqim të gatimit tradicional të Kosovës. Pronari dhe ideatori i “Çka Ka Qëllu” Ramiz Kukaj në kartolinën e vitit të ri ka shkruar impresionet për vizitën e Dua Lipës. “Thank you to Dua Lipa and her amazing family for their visit to Cka Ka Qellu today! What an amazing thing it is to be nothing short of a worldwide star and so humble and sweet at the same time! It was truly an honor. @ Çka Ka Qëllu”

MUND TË JU PËLQEJNË