Ka disa muaj që Dua Lipa është në lidhje me Anwar Hadid, vëllain e motrave modele Bella dhe Gigi.

Tashmë Lipa pjesën më të madhe po e kalon në Amerikë, ndërsa pothuajse është transferuar atje, duke qenë se edhe po punon rreth projekteve të saj muzikore.

Anwar dhe Duan i shohim gjithë kohës nën shoqërinë e njëri-tjetrit, ndërsa dhe dedikimet e Duas ndaj Anwar nuk mungojnë.
Së fundmi ka qenë Anwar Hadid ai i cili ka publikuar një fotografi me këngëtaren ku shfaqet duke e puthur atë, e padyshim nuk kishte se si të mungonte edhe komenti edhe i Dua Lipës.“Drita e jetës time. Te dua”, ka shkruar këngëtarja.

Dua Lipa gjithashtu ka bërë të diturin turin e saj për vitin 2020 i titulluar “Nostalgia” ashtu si albumi i saj, dhe do të fillojë në muajin mars./Blic

MUND TË JU PËLQEJNË