Edhe Dua Lipa po iu përmbahet rregullave që janë vendosur pothuajse kudo në botë për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Bashkë me partnerin e saj, Anwar Hadid, këngëtarja shqiptare doli për të bërë blerjet e nevojshme duke përdorur masat e duhura, maska dorëza dhe duke qëndruar në distancë sociale.

23 vjeçarja shprëndaju disa fotografi në Instagram ku shihet dorë për dore me modelin e njohur, teksa apelon tek të gjithë që mos të dalin pa ndonjë nevojë urgjente.

“Dashuri në karantinë. Dita e tetë dhe ne dolëm jashtë për një blerje të domosdoshme, padyshim që jemi shumë të kujdesshëm për të mbajtur një distancë të sigurt nga njerëzit e tjerë. Nëse ju duhet të dilni në dyqane për të blerë ushqime/nevoja, atëherë ju lutemi veproni në mënyrë të sigurt, duke menduar kryesisht për njerëzit e tjerë që ju rrethojnë”, ka shkruar Dua.

MUND TË JU PËLQEJNË