Almeda dhe Tolgahan janë bërë prindër së fundmi dhe fotot e tyre me djalin janë më të preferuarat.

Për këtë arsye Almeda dhe Tolga nuk na i “kursejne” publikimet me Efehanin e vogël.

Sot ajo duket se ka dalë më nënën e saj. Efehan duket shumë i lumtur në prehërin e gjyshes së tij dhe duket se i ngjan shumë asaj.

Mirëpo e gjithë vëmendja është përqëndruar te dora e vogël e Efehanit. Ai ka ngritur gishtin e mesit dhe ky detaj ka shkaktuar shumë të qeshura.

Motra e Almedës, e ka nënvizuar këtë detaj dhe e ka shpërndarë në storyn e saj me mbishkrimin “Për të gjithë urryesit.” Siç duket, që tani i vogli Efehan ka filluar me të tilla dedikime, ndonëse pa i kuptuar.

MUND TË JU PËLQEJNË