Këngëtarja Shkenda Dubova është emër mjaft i përfolur në mediat rozë, e krejt kjo për paraqitjet e saj në rrjete sociale që shpeshherë janë provokuese.

Së fundmi, në rubrikën “Kë zgjedh” këngëtarja bëri disa zgjedhje mes artistëve të saj të preferuar.

Nuk mungoi as pyetja se me kë do të kalonte natën.

Dubovës iu shfaqen në ekran dy fotografi, Robert Berisha dhe Lorik Cana, e ndonëse hezitoi paksa të përgjigjej, këngëtarja zgjodhi Lorik Canën.

Ndërsa sa i përket projekteve muzikore, Shkenda Dubova nuk është dhe aq aktive kohëve të fundit./GazetaBlic/.

MUND TË JU PËLQEJNË