Sot (e enjte) shënohet Halloween apo “Nata e Shtrigave” dhe kjo festë tashmë kremtohet jo vetëm në trojet shqiptare, por edhe në tërë botën.

Duke qenë se në këtë festë bëhen transformime të ndryshme apo maskime si personazhe qoftë në filma apo të tjerë, një gjë të tillë e ka bërë së fundmi edhe djali i Vesa Lumës, Liani.

Ai ka vendosur që për Halloween të bëhet si babai i tij, reperi Big Basta.

Këtë e bëri të ditur vet këngëtarja Luma, e cila ka ndarë një fotografi të djalit në llogarinë e saj personale, Instagram, ku tregon se ia kanë bërë surprizë babait.

“Kjo është një suprizë për ty babi, urime festa e Halloween prej djalit tuaj të vogël”, ka shkruar mes të tjerash biondja.

Vesa përndryshe ka tash e sa vite që bashkë me burrin e saj, reperin Big Basta, kanë zgjedhur Zelandën e Re për të jetuar.

Ata tashmë kanë zhvendosur çdo aktivitet atje, ndërsa janë të fokusuar më shumë në rritjen e djalit të tyre të vetëm, Lianit. /Telegrafi/

MUND TË JU PËLQEJNË