Ka humbur jetën tragjikisht në moshën 23 vjeçare, Egzon Zuqaku nga Vushtrria.

Zuqaku ishte djali i dëshmorit të kombit, Blerim Zuqaku, i cili ra heroikisht në maj të vitit 1999.

Egzon Zuqaku ka humbur jetën në Gjenevë të Zvicrës, shkruan lajmi.net.

Sipas Bajram Zuqakut, vëllai i të të ndjerit, varrimi i Egzonit ende nuk dihet se kur do të bëhet, por do të ketë njoftim me kohë. 

MUND TË JU PËLQEJNË