Aktori dhe humoristi i njohur Fatmir Spahiu, padyshim që është ndër më të suksesshmit dhe më të dashurit për publikun kosovarë.

Simpatinë e publikut e fitoi sidomos me rolin e ti të ‘Okit’ në projektin “Kafeneja jonë”, serial ky humoristik, i cili ka kohë që nuk transmetohet më, shkruan “Kosovarja”.

Ndërkohë që aktori është mjaftë i angazhuar në projekte të ndryshme televizive, duke shfaqur gjithmonë talentin e tij të mrekullueshëm.

Pavarësisht këtyre ai asnjëherë nuk ndalet, është shumë aktiv edhe në rrjetet sociale, qoftë duke ironzuar situate të caktuara në vend në mënyrën më të mirë, qoftë duke ndarë imazhe me familje e shoqëri.

Kurse sot ai ka bërë një urim të veçantë për djalin e tij të dytë Lisin.

Lisi sot po feston ditëlindjen e tij të shtatë, i cili duket mjaftë i lumtur përballë tortës së ditëlindjes.

“Lis Loqka 7 vjeçar! Te duam shuuuume… 🎂 🎁 🎉”, ka shkruar aktori në urimin për djalin e tij.

Ndryshe, Fatmiri është i martuar me Zana Saphiun, me të cilën kanë dy djem Malin dhe Lisin./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË