Diellza Kolgeci vazhdon të mbetët ndër femrat më të bukura në vend.

Ndonëse kanë kaluar mbi 20 vite që kur mori kurorën e miss-it, pamja e saj veçse është rinuar dita-ditës, shkruan “Kosovarja”.

Sa i përket jetës private Diellza është e martuar me basketbollistin e njohur Fisnik Rugovën me të cilin kanë një vajzë me emrin Helena.

Çifti kanë bashkëshortësi të lumtur dhe tash me vajzën e tyre ndihen të kompletuar.

Bukuroshja sot ka bërë një dedikim për një person të zemrës. Është nëna e Diellzës e cila po feston 71 vjetorin e lindjes.

“Je dhe do të mbetesh model i gruas që ka forcë dhe mençuri… Jam krenare me ty në çdo aspekt dhe do të mundohem që edhe unë të bëhem model për Helenën e ajo të krenohet me mua sikurse që krenohem unë me TY.

Urime ditëlindja e 71 apo ditëlindja e parë si gjyshja e Helenës. Të paqim edhe shume vite”, ka shkruar Diellza për nënën. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË