Aloe vera – mbron, qetëson, ftoh dhe hidraton

Vera është stina kur lëkurës sonë patjetër duhet t’i kushtojmë kujdes të veçantë dhe t’i përkushtojmë diç më shumë kohë, transmeton Telegrafi.

Atëherë kryesisht shumë më tepër qëndrojmë në ambient të hapur dhe më me intensitet u ekspozohemi ndikimeve të jashtme siç janë dielli, deti, lumenjtë dhe era, por edhe shumë më tepër qëndrojmë në kopsht dhe në përgjithësi në natyrë.

Natyrisht, çdo gjë vlon nga bimët dhe insektet e llojllojshme. Bashkë me shumë argëtim, gëzim dhe kënaqësi shtohet edhe mundësia e lëndimeve të llojllojshme dhe dëmtimeve të lëkurës, reaksioneve alergjike dhe puçrrave…

Rrezet e forta të diellit thajnë dhe lodhin lëkurën dhe përshpejtojnë plakjen e saj, mirëpo jo rrallë për shkak të moskujdesit mund të pësojmë të përcëllime nga dielli. Gjithsesi, aty janë edhe pickimet e insekteve të ndryshme, siç janë mushkonjat, bletët, grerëzat…

Për t’i ofruar kurë të përshtatshme kundër vështirësive me të cilat ballafaqohet, është shumë me rëndësi të zgjidhen produktet të cilat do të bëhen miku i vërtet i lëkurës suaj.

Aloe vera me shekuj përdoret si mjet i efektshëm dhe natyral kundër vështirësive të tilla. Aloe qetëson, ftoh, përtërin dhe hidraton, ndërsa është e përshtatshme edhe për lëkurë të ndjeshme, të thatë dhe problematike dhe për lëkurën pas ekspozimit ndaj rrezeve të diellit; eliminon qimet dhe qetëson lëkurën pas pickimeve të insekteve.

Veprimi shërues i saj në organizëm është i njohur përgjithësisht. Pos veprimit pozitiv ndaj sëmundjeve të shumta dhe vështirësive kur merret nëpërmjet gojës, kjo bimë është një ndër më të gjithanshmet për kurën e lëkurës nga jashtë.

Ky xhel i përket kozmetikës me destinim të veçantë – edhe pse mundemi ta përdorim në kurën e përditshme të lëkurës, rekomandohet si ndihmë në lehtësimin dhe në shërimin e shumë problemeve të lëkurës.

Bima aloe vera është e njohur për përbërjen e vet të pasur me materie vepruese – aq më shumë me amino-thartira, vitamina dhe minerale. Kur është fjala për lëkurën, ia vlen të theksohen posaçërisht vitaminat C dhe E dhe beta karoteni.

Këtë bimë e stolisin cilësitë kundërinflamatore, antibakterale dhe antiseptike.

Xheli i aloe verës në përgjithësi njom, qetëson dhe përtërin lëkurën, vepron me shumë butësi, dhe njëkohësisht edhe fuqishëm kundër inflamacionit, ftoh, zbut të kruarit, djegiet dhe dhembjet.

Nxit shërimin e shpejtë të gërvishtjeve, prerjeve, vragave dhe plagëve. Depërton thellë shpejt dhe lehtë në lëkurë dhe përshpejton rigjenerimin e qelizave.

Prandaj, ka aplikim të gjerë te gjendjet më të ndryshme të lëkurës dhe vështirësive të saj: kuron lëkurën e cila ka qenë gjatë e ekspozuar në diell, det dhe erëra, qetëson lëkurën e irrituar.

Posaçërisht ndikon mirë në lëkurën e thatë, të ndjeshme, të vrazhdë dhe të dëmtuar në të cilën verës ato simptoma mund të bëhen edhe më të theksuara.

Xheli rekomandohet të qitet pas rruajtjes dhe depilimit të lëkurës, sepse hidraton dhe zbut irritimet. Pos që ftoh butësisht, hulumtimet eksperimentale kanë treguar që xheli i aloe verës përshpejton shërimin e lëkurës nga të djegurat e shkallës së parë dhe të dytë.

Ky xhel posaçërisht ndikon me efektivitet në lëkurën e fytyrës: njësoj është e përshtatshme për lëkurë të thatë, normale dhe të yndyrshme.

Të gjitha tipave të lëkurës posaçërisht verës i është i nevojshëm kompensimi i lagështisë. Me atë cilësi hidratimi, por edhe me pasurinë e materieve aktive lëkurën e ushqen, e njom, e kuron, i pengon dëmtimet dhe plakjen e hershme.

Për shkak të karakteristikave qetësuese dhe antibakterale është e përshtatshme edhe për zbutjen e sukrepeve të ndryshme, puçrrave dhe akneve.

Pa marrë parasysh dedikimin, xhelin e përdorim në lëkurë sapo të larë dhe të pastruar me themel. Për lëkurën posaçërisht duhet të kujdesemi verës, sepse në të mbeten mbetjet e djersës, kremi për rrezitje, pluhuri, rëra.

Sipas nevojës, xhelin e qesim në vende të dëshiruara disa herë në ditë. Mukozat duhet shmangur. Butësisht i bëjmë masash me lëvizje rrethore.

Pas qitjes në lëkurë të gjelit, në lëkurë mbetet ndjenja e freskisë dhe ajo nuk mbetet e yndyrshme, gjë që është posaçërisht e këndshme kur është vapë, kur djersitemi më shumë dhe kur kremrat e yndyrshëm nuk janë të këndshme. /Telegrafi/

MUND TË JU PËLQEJNË