Kishte mbledhur monedha me ditë, javë e muaj për të realizuar udhëtimin e ëndrrave të saj, një shëtitje në Paris, por i dhuroi kursimet modeste për të prekurit e tërmetit të 26 nëntorit.

Është kjo historia sa prekëse e frymëzuese e 6-vjeçares, Semona Ndou, e cila bashkë me familjen e saj jeton në Firence te Italise.

Ka qenë halla e saj, e cila e ka sjellë në redaksinë e News24, porosine e vogëlushes. Në kavanoz ishin rreth 70 mijë lekë, të cilat stafi i televizionit vendosi t’ia dhuroje Alesio Cakonit, 10-vjecarit nga Thumana qe gjate kesaj tragjedie humbi te motren 15-vjecare dhe babain, ndërkohë që nëna e tij vazhdon të jetë nënkujdesin e mjekëve në spitalin e traumës.

Në kavanozin ku Semona ka ruajtur kursimet e saj, kishte edhe një mesazh, shkruar bukur prej saj me shkrim dore. “Për të gjithë bashkëatdhetarët e mi që u tronditën nga tërmeti, unë jap kursimet e mia për t’i ndihmuar me keqardhje nga Firence. Semona”. Alesio mirëpriti gjestin e bashkëmoshatares së tij dhe e falenderoi atë nga zemra.

Alesio Cakoni tashmë gezon shëndet të plotë. Ai ka mësuar tashmë se tërmeti i 26 nentorit, i ka marrë dy nga njerëëzit e tij më të dashur, babanë dhe motrën. Djali dhe nëna e tij i mbijetuan tërmetit dhe u dërguan në spital. Pasi doli nga spitali 10-vjecari u ka kërkuar të afërmve ta conin në Thumanë, për të takuar forcat e ushtrisë shqiptare, të cilët i falenderoi që i kishin shpëtuar nënën e tij.

Në emër të djaloshit 10-vjecar është hapur një llogari bankare, ku ata që dëshirojnë ta ndihmojnë mund të kontribuojnë për të.

MUND TË JU PËLQEJNË