Moderatorja më e njohur dhe më e ndjekur dje ka festuar ditëlindjen e 28-të.

Elita Rudi me rastin e ditëlindjes së saj ka pranuar me qindra urime e dhurata nga njerëzit më të dashur, shkruan Kosovarja.

Ndër ata persona që e kanë uruar dhe i kanë dhuruar dhurata të veçanta ëshë edhe vëllau i saj Denisi.

Ai përveç që e ka uruar me një shkrim shumë të rrallë, ai kishte zgjedhur edhe ti dhurojë diçka që Elitën e lumturoi dhe e gëzoi tej mase.

Është fjala për pikturën me portretin familjar të saj, e që me pak fjalë ajo pikturë reflektohej nga perfeksioni i të bukurës.

Duke u nisur nga kjo, lirshëm mund të themi se nuk mbahet mend që Elita të ketë pranuar dhuratë më të mirë. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË