Dhurata Ahmetaj është emri që me të parën paraqitje dëshmoi se meriton sukses dhe vëmendje të vazhdueshme.

Është nga ato këngëtaret që punoi shumë dhe sjelli hite të njëpasnjëshme, përmes të cilave u kërkua dhe për bashkëpunime gjithashtu, shkruan Kosovarja.

Për vite me radhë i shërbeu skenës dhe publikut me krijimtarinë e saj, me aq sa arriti të japë nga vetja, e që për të tjerët ishte goxha shumë.

Kështu ajo u për një kohë të gjatë ishte në top lista, më e pëlqyera, dhe cilësohej si më e bukura e estradës shqiptare.

Por, kjo femër e kompletuar dhe e talentuar u tërhoq nga muzika dhe më nuk u pa, ani pse kërkesat për rikthimin e saj ishin dhe vazhdojnë të jenë aktive.

Derisa i mungon skenës muzikore, në kohën e fundit nuk po mungon me sete fotografish e fotosesione të ndryshme.

Iu prezantojmë disa nga më të dalluarat e saj, e cila vërtetë është për lakmi. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË