Janari i vitit të kaluar solli fatkeqësi në familjen e Nexhat Dacit.

Arian Daci, djali i tij i vetëm humbi jetën si pasojë e një orteku të dëborës, shkruan “Kosovarja”.

Ariani la pas vetes bashkëshorten e tij Meritën dhe dy djemtë, humbja e të cilit u shkaktoi dhimbje të madhe atyre.

Nuk thonë dhe kot se pavarësisht se koha kalon, disa plagë veç sa thellohen e malli për të humburit veç shtohet.

Madje, ato që të rikthejnë çdo herë pas në kohë janë fotografitë, aty ku kujtimet mbesin të pashlyeshme.

Merita Daci sot ndanë një rikujtim të po kësaj date të vitit të kaluar, ku shihet se tani në portretin e tyre familjare nuk do jetë gjithçka si më parë.

E mes kësaj dhimbjeje të madhe Merita shkruan: “Shumë dashni”& “shumë mall”./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË